
Shtatë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes direket të dy aeroplanëve të vegjël mbi Alaska, njofton Insajderi
Sipas Fox News, aeroplanët u përplasën jo shumë larg nga aeroporti në Soldotna.
Në mesin e të vdekurve është edhe ligjvënësi lokal republikan Gary Knopp.
“Kjo është një tragjedi për shumë familje,” tha Amanda Price, një zyrtare e sigurisë në Alaska.
Në përplasje kanë vdekur edhe piloti Gregory Bell, David Rogers, Caleb Halsey, Heather Halsey, Mackay Halsey dhe Kirsten Wright./Insajderi.com