Një tren udhëtarësh nga Nju Jorku është përplasur në një stacion të Nju Xhersit sot në mëngjes gjatë orëve me trafik të dendur, duke shkaktuar dëme serioze dhe viktima.
Sipas zyrtarëve, të paktën një person ka humbur jetën.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes në Hoboken njoftojnë për të më shumë se 100 plagosur, duke përfshirë një grua që kishte ngecur nën betonin e shkatërruar si dhe shumë njerëz të gjakosur.
Vetë treni ka pësuar dëmtime të rënda, po ashtu edhe struktura e stacionit.
Fotografitë e publikuara në mediat sociale tregojnë se treni ka kaluar barrierën në fund të shinave dhe ka shkatërruar platformën prej betoni.
Po sipas dëshmitarëve, dy vagonët e parë ishin plot me njerëz. Udhëtarët e vagonit të dytë janë përpjekur të dalin duke thyer xhamat e dritareve.
Autoritetet thonë se po përpiqen të përcaktojnë shkaqet e përplasjes.