
Skandal tek Arsenali ku janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin David Luiz dhe Dani Ceballos, njofton Insajderi.
Siç raporton “The Athletic”, mbrojtësi brazilian e ka goditur spanjollin në hundë duke pasur rrjedhje gjaku dhe gërvishtje. Të dy lojtarët kur janë paraqitur ditën pasardhëse në stërvitje i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit.
Duket se situata nuk është e qetë në shtëpinë e Arsenal pas përfundimit të pauzës së kombëtareve, por arsyeja tjetër është se “topçinjtë” nuk e kanë startuar mjaft mirë këtë sezon. /Insajderi.com