Përse amerikanët votojnë të martën?

Përse amerikanët votojnë të martën?

Disa tradita janë kaq shumë të ngulitura në kulturë, saqë nuk pushojmë së pyeturi përse ekzistojnë. E tillë është edhe kjo e votimit të martën në Amerikë. Në vetvete edhe dalja e njerëzve për votim mund të jetë e vështirë, kështu që, përse ky mundim për t’i nxjerrë në mes të javës?

Kjo traditë shkon pas në vitin 1845, kur u miratua një ligj në Kongres për të vendosur të martën pas të hënës së parë në nëntor, si ditën e zgjedhjeve presidenciale. Më herët, shtetet vendosnin datat e tyre, dhe kështu zgjedhjet mbaheshin në data të ndryshme. Shumë shpejt shembullin e ndoqi edhe legjislativi: E marta ishte projektuar si ditë zgjedhjesh për anëtarët e Kongresit në SHBA në 1875, dhe për senatorët në 1914.

Po përse ditët e marta? Sepse Amerika përbëhej kryesisht nga të krishterë agrarë që i bazonin programet e tyre rreth Të shtunës dhe volisë së udhëtimit. Të dielat i kushtoheshin Kishës dhe njerëzit kishin nevojë për një ditë për të udhëtuar drejt vendvotimit në kontenë e tyre. Mund të ankoheni për trafikun sot, por pa mendoni pak vështirësitë e asaj kohe./bota.al/