Përsëri infektim me Coronavirus te skuadra e Inter-it

Përsëri infektim me Coronavirus te skuadra e Inter-it

Skuadra e Interit nuk po kalon aspak një moment të mirë teksa po përballet me një valë virusi brenda ekipit të saj, njofton Insajderi.

Pas katër lojtarëve titullarë që u infektuan me COVID-19, në testet e zhvilluara sot në shtëpinë ‘zikaltër’, ka dalë dhe një pjestar i stafit teknik pozitiv me virus.

Një lajm jo i mirë ky për Interin të cilët po kalonin një përiudhë mjaft të mirë në kampionat duke kryesuar më nëntë pikë diferencë nga ndjekësit e saj. Një lajm i mirë është që asnjë nga futbollistët e tjerë nuk ka dalë pozitiv por rreziku ekziston deri në momentin që do kalojë periudha e plotë e karantinimit për ‘zikaltrit’.

Ishin autoritetet shëndetësore ato që shtynë ndeshjen e fundjavës kundër Sassuolos, me arsye “të përhapjes së sëmundjeve virale”, duke karantinuar ekipin ‘zikaltër’ deri të dielën në darkë. /Insajderi.com