Përsëri provokon babai i Djokoviç në lidhje me Kosovën

Përsëri provokon babai i Djokoviç në lidhje me Kosovën

Nëse deri në këto momente kemi parë vetëm disa festime që krijonin skandale nga ana e Novak Djokoviç i cili festonte me tre gishtat dhe njëkohësisht duke kënduar për Kosovën si pjesë të Serbisë, përkufizimi që vjen nga babai i tij, Srdjan, përmbyll gjithë diskutimin, njofton Insajderi.

Thuhet se sporti nuk duhet të përzihet në asnjë moment me politikën, por problemi i tenistit të njohur është familjar. “Ata duan ta marrin Kosovën nga ne? Na marrin Kosovën, na detyrojnë…Epo ja që nuk do të munden dot. Si mund të na e marrin? Po çfarë jemi ne pa Kosovën? Jemi si një trup pa shpirt”, është përkufizimi që jep Srdjan Djokoviç. /Insajderi.com