Personi më i vjetër në Evropë shërohet nga Covid-19 pak para 117 vjetorit të lindjes

Një murgeshë franceze që është personi më i vjetër në Evropë i ka mbijetuar Covid-19, vetëm disa ditë para 117 vjetorit të lindjes.

Personi më i vjetër në Evropë shërohet nga Covid-19 pak para 117 vjetorit të lindjes
Burimi i fotografisë: AFP

Lucile Randon, e cila mori emrin e Motrës Andre në vitin 1944, doli pozitive për Coronavirus në 16 janar por nuk pati asnjë simptomë, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Ajo u izolua veçmas nga banorët e tjerë në shtëpinë e saj të pensionit në Toulon, në jug të Francës, por tani konsiderohet e rikuperuar plotësisht.

Motra Andre, e cila është e verbër dhe përdor një karrocë, tani është duke pritur të festojë ditëlindjen e saj të enjten – edhe pse ajo do të shënojë rastin me një grup më të vogël të banorëve se zakonisht.

“Ajo ishte shumë me fat”, tha David Tavella, zëdhënësi i shtëpisë së pensioneve të Sainte Catherine Labouré.

Motra Andre lindi në 11 shkurt 1904. Përveçse është personi më i vjetër i Evropës, ajo është gjithashtu personi i dytë më i vjetër në botë, sipas Listës Botërore të Renditjes Supercentenariane të Gerontology Research Group (GRG). /Insajderi.com