Pesë ditë pasi nisi punën, zjarrfikësja përballet me zjarrin në Londër

Pesë ditë pasi nisi punën, zjarrfikësja përballet me zjarrin në Londër

Një zjarrfikëse femër vetëm pesë ditë pasi kishte nisur punën, 26-vjeçarja April Cachia doli në turnin e natës në stacionin e zjarrfikësve Shoreditch.

26 vjeçarja, April Cachia doli në turnin e natës në stacionin e zjarrfikësve Shoreditch.

Pak orë pas mbërritjes – dhe duke mos u ndeshur kurrë më parë me një zjarr – ajo u gjet ballë për ballë me një nga skenat më shkatërruese në historinë britanike.

Cachia, e cila ndihmoi më shumë se 20 banorë në katet e larta të bllokut, i ka rrëfyer gazetës “The Daily Telegraph” për skenat tronditëse që kishte parë në Kullën Grenfell.

“Era e tymit, zhurma e kërcitjes, zhurma e mbeturinave që godasin tokën, fëmijët që bërtasin, njerëzit që ju japin telefonat e tyre për të folur me të dashurit e tyre – këto janë gjërat që ju kurrë nuk do t’i  harroni”, thotë Cachia, e cila kishte ëndërruar të bëhej zjarrfikëse që kur ishte fëmijë.

Prej momentit kur ajo dëgjoi zërin e një zonje që bërtiste nëpër stacion tek pas orës 2 të mëngjesit duke thënë “Mobilizim! Mobilizim!” Cachia tha se e dinte që kjo do të ishte një gjë e madhe.

“Udhëheqësi ynë na shpjegoi se duheshin 40 pompa zjarri, që do të thotë se duheshin po aq makina të zjarrfikësve të jenë në vendin e ngjarjes,” rrëfen ajo. “Kjo është një gjë e rrallë dhe ne që të gjithë po shihnim njëri-tjetrin duke thënë ‘uou’. Unë nuk kam parë diçka të tillë më parë – kjo ishte përballja ime e parë me një zjarr”.

Duke folur nga shtëpia e saj në Bethnal Green, në lindje të Londrës, ku jeton me nënën e saj Vivien, 62- vjeçare dhe vëllain e saj më të madh Damian, Cachia tha se mund të shihte se blloku ishte “i zhytur plotësisht në flakë” derisa ekuipazhi i saj po i afrohej kullës.