Pesë të burgosur vdesin në aksident me makinën që përdorën për arratisje nga burgu

Pesë të burgosur vdesin në aksident me makinën që përdorën për arratisje nga burgu

Pesë të arratisur nga burgu libanez vdiqën të shtunën kur makina e tyre e arratisjes u përplas me një pemë, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Burrat ishin në një grup prej pothuajse 70 të paraburgosurve të cilët u arratisën nga një qendër paraburgimi në periferi të Bejrut, njoftoi Reuters.

Forcat e Brendshme të Sigurisë së Libanit nuk dhanë detaje të arratisjes, e cila po hetohet. Një i arrestuar u plagos dhe u dërgua në një spital, por nuk ishte e qartë nëse ai ishte në makinë.

Autoritetet kanë kapur 15 të burgosur deri më tani, dhe katër janë dorëzuar vetë. /Insajderi.com