Pesë të vdekur nga shembja e shkollës në Belgjikë

Pesë të vdekur nga shembja e shkollës në Belgjikë

Pesë punëtorë humbën jetën pas shembjes së një shkolle në qytetin belg të Antverp, transmeton Insajderi.

Nëntë punëtorë të tjerë kanë mbetur të lënduat, ndërsa tre të tjerë janë në kujdes intensive.

Autoritetet e këtij vendi kanë thënë së një pjesë e godinës u shemb papritur duke rrëzuar dhe skelën që ishte ngritur pranë saj për ta rikonstruktuar.

Sipas tyre,  shkaqet e incidentit janë ende të paqarta.

“Ekipet e shpëtimit punuan me shpejtësi për të nxjerrë punëtorët nga rrënojat, por fatkeqësisht 5 prej tyre humbën jetën. 9 punëtorë të tjerë mbetën të lënduar, 3 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive”, kanë thënë policia belge.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të gjetur shkaqet e shembjes së ndërtesës së shkollës./Insajderi.com