Pesë persona, përfshirë edhe një të armatosur, u vranë në një spital nga të shtënat me armë mëngjesin e të martës duke vazhduar të shtënat edhe në një shkollë fillore në qarkun e Tehama, ka thënë sherifi i qarkut.
Të shtëna të shumta u qëlluan rreth orës 8 në Shkollën Rancho Tehama në Rrugën Stagecoach në periferi të Corning, në veriperëndim të Chico, tha Sheriff Ndihmësi Phil Johnston.
Dyshohet se autori i masakrës ka përfunduar rastësisht në shkollën fillore, pasi sulmin e tij me armë e ka nisur disa minuta më parë duke qëlluar drejt banesave dhe duke i ‘zgjedhur’ viktimat e tij rastësisht. Hetimet për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë me intensitet të lartë.