Pesë vendet që nuk kanë filluar ende vaksinimin kundër COVID-19

Pesë vendet që nuk kanë filluar ende vaksinimin kundër COVID-19

Procesi i vaksinimit nuk ka filluar ende në Burundi, Eritrea, Haiti, Koreja e Veriut dhe Tanzania, transmeton Insajderi.

Siç raporton ‘CNN’ këto janë pesë vendet e vetme midis 194 vendeve anëtare të OBSH-së që nuk kanë nisur fushatën e tyre të imunizimit të popullsisë kundër Coronavirusit.

“OBSH vazhdon të mbështesë këto vende në marrjen e vendimeve, nëse do të fillojnë vaksinimet,” tha një zëdhënës për AFP.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tentros Antanom Gebregesus, ka shprehur dëshirën për secilin vend për të filluar vaksinimin e punonjësve shëndetësorë dhe grupeve më të prekshme të popullsisë brenda 100 ditëve të para të 2021, një afat i cili skadoi në prill./Insajderi.com