Peshëngritësi rus thyen dy gjunjët derisa provon të ngritë mbi 400 kilogramë (VIDEO)

Peshëngritësi rus thyen dy gjunjët derisa provon të ngritë mbi 400 kilogramë (VIDEO)

Një ngritës i peshave të rënda nga Rusia i ka thyer të dy gjunjët derisa ka provuar të ngritë një peshë prej 408 kilogramësh, njofton Insajderi.

Alexander Sedykh ka pësuar këtë lëndim serioz derisa po garonte në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për këtë vit.

Në një video të postuar nga federata në Facebook, Sedykh shihet tek provon t’i ngritë mbi 400 kilogramë dhe më pas kolapson nën pesha dhe bie në gjunjë në dhimbje të tmerrshme.

CNN njofton se Sedykh është futur menjëherë në sallën e operacioni dhe ndërhyrja kirurgjike ka zgjatur rreth gjashtë orë.

“Doktori tha se i kanë mbledhur gjunjët mirë, dhe gjithashtu pjesën tjetër të lëndimeve në muskuj”, ka thënë  Sedykh.

“Po më dhemb gjithkund, por po mbahem”, pohon ai.

“Për dy muaj do më duhet të mos lëvizë dhe më pas të ri-mësohem të ecë sërish”./Insajderi.com