Një përdorues i change.org ka regjistruar në këtë platformë një peticion për përsëritjen e ndeshjes Barcelona-PSG, të përfunduar me rezultatin 6-1.
Ky person thotë se ndeshja duhet përsëritur për “arbitrimin e gjermanit Deniz Aytekin, që dëmtoi rëndë PSG-në dhe favorizoi Barcelonën”.
Peticioni është i plotësuar me të gjitha momentet e dyshimta të ndeshjes, të shoqëruara me fotot përkatëse.
Peticioni i drejtuar UEFA-s ka grumbulluar më shumë se 4 500 firma.