Phil Foden dhe Mason Greenwood përjashtohen na skuadra e Anglisë

Phil Foden dhe Mason Greenwood përjashtohen na skuadra e Anglisë

Dy nga talentet më të pafolur në botë aktualisht, Phil Foden i Manchester City dhe Mason Greenwood i Manchester United, janë përjashtuar nga grumbullimi i Anglisë, shkaku që kanë thyer rregullat e grumbullimit.

“Të dy lojtarët janë lënë jashtë përballjes ndaj Danimarkës, shkaku i sjelljeve të tyre”, tha trajneri Southgate, transmeton Insajderi.

Të dy lojtarët, kanë ftuar disa vajza brenda hotelit dhe përveç se kanë thyer rregullat e grumbullimit, veprimet e tyre po ashtu bien ndesh me rregullat e vendosura kundër Covid 19.

“E di se janë vetëm 18 vjeçar, por veprimi i tyre është i turpshëm, pasi duke parë gjithë situatën me Covid 19, ata prapë se prapë e bënë këtë veprim.”, shtoi më tej trajneri i Anglisë.

Të dy lojtarët janë urdhëruar që të kthehen në Angli, ndaras nga grupi i lojtarëve të tjerë./Insajderi.com.