
Talenti i Manchester Cityt, Phil Foden, është zgjedhur lojtari i ri më i mirë në Premier League, transmeton Insajderi.
Foden ndihmoi skuadrën e tij të fitojë ligën angleze për herë të tretë brenda pesë vitesh.
Ai arriti të fitojë edhe Carabao Cup me Citizens, po ishte i pafatë në finalen e Ligës së Kampionëve ku u mposhtën nga Chelsea me rezultat minimal 1-0.
21 vjeçari ka zhvilluar 50 ndeshje me Cityn këtë sezon në të gjitha garat, ku ka arritur të shënoi 16 gola dhe të dhuroi 10 asistime./insajderi.com