Ekipi i NBA-së amerikane Philadelphia 76ers dje vonë ka mposhtur Brooklyn Nets me rezultatin 123-117 për t’u ngjitur në krye të Konferencës Lindore, njofton Insajderi.
Superylli Joel Embiid kryesoi me 39 pikë dhe 13 kërcime për Sixers, së bashku me 26 pikë nga Tobias Harris dhe 17 nga Ben Simmons.
Kyrie Irving shënoi 37 pikë për Nets, të cilët ishin pa yjet James Harden, Kevin Durant dhe LaMarcus Aldridge.
Landry Shamet po ashtu shënoi 17 pikë për ekipin humbës ndërsa DeAndre Jordan shënoi “double-double” prej 12 pikësh dhe 14 kërcimesh.
Curry vendosi rekord në NBA
Ylli Stephen Curry ka mbajtur formën e tij mbresëlënëse teksa shënoi 42 pikë për të çuar Golden State Warriors drejt fitores prej 147-109 ndaj Oklahoma City Thunder.
Curry goditi 11 trepikësha për të vendosur një rekord të NBA-së prej 29 trepikësh në tri ndeshje.
Draymond Green shënoi “triple-double” me 12 pikë, 16 asiste dhe 10 kërcime ndërsa Andrew Wiggins shënoi 16 pikë për Warriors.
Rezultatet:
Minnesota Timberwolves – Milwaukee Bucks: 105-130
Charlotte Hornets – Cleveland Cavaliers: 90-103
Philadelphia 76ers – Brooklyn Nets: 123-117
Toronto Raptors – San Antonio Spurs: 117-112
Detroit Pistons – Los Angeles Clippers: 98-100
Chicago Bulls – Orlando Magic: 106-115
New Orleans Pelicans – New York Knicks: 106-116
Houston Rockets – Indiana Pacers: 124-132
Oklahoma City Thunder – Golden State Warriors: 109-147
Memphis Grizzlies – Dallas Mavericks: 113-114
Denver Nuggets – Miami Heat: 123-106
Sacramento Kings – Washington Wizards: 111-123
/Insajderi.com