Philadelphia 76ers mposhti Charlotte Hornets-in, shënon fitoren e tretë me radhë

Philadelphia 76ers mposhti Charlotte Hornets-in, shënon fitoren e tretë me radhë

Philadelphia 76ers mundi Charlotte Hornets-in me rezultatin 127-112 Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA), njofton Insajderi.

NBA vazhdoi me gjashtë ndeshje. Kryesuesi i Konferencës Lindore, Philadelphia 76ers, mundi Charlotte Hornets-in 127-112, duke e shtuar në tri serinë e fitoreve të njëpasnjëshme.

Në këtë fitore, Tobias Harris kontribuoi me 24 pikë, Seth Curry me 21 pikë, ndërsa Ben Simmons shënoi “triple-double” me 15 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime.

Për Hornets-in, 35 pikët dhe tre asistimet nga Terry Rozier dhe 20 pikët dhe 6 asistimet nga Gordon Hayward nuk mjaftuan për ta parandaluar disfatën.

Cedi Osman 11 pikë në fitoren e Cleveland Cavaliers-it

Cleveland Cavaliers mundi Atlanta Hawks-in me rezultatin 96-91 në ndeshjen ku basketbollisti turk Cedi Osman shënoi 11 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.

Për, Cavaliers, që arritën fitoren e katërt, Collin Sexton kontribuoi me 27 pikë, JaVale McGee me 14 dhe Andre Drummond me 12 pikë.

Ndërkaq, për Hawks, që këtë sezon pësoi humbjen e dytë, De’Andre Hunter shënoi 17 pikë dhe Clint Capela dhe Trae Young shënuan nga 16 pikë.

Rezultatet

Houston Rockets-Sacramento Kings: 102-94

Orlando Magic-Oklahoma City Thunder: 99-108

Indiana Pacers-New York Knicks: 102-106

Philadelphia 76ers-Charlotte Hornets: 127-112

New Orleans Pelicans-Toronto Raptors: 120-116

Atlanta Hawks-Cleveland Cavaliers: 91-96

/Insajderi.com