Philadelphia 76ers vazhdon të kryesojë Konferencën Lindore të NBA-së me një fitore bindëse me rezultatin 108:98 ndaj Golden State Warriors, njofton Insajderi.
Tobias Harris udhëhoqi 76ers, duke shënuar 25 pikë dhe duke regjistruar 13 kërcime në San Francisco të Kalifornias.
Mbrojtësi i 76ers, Ben Simmons, shënoi 22 pikë dhe tetë kërcime. Tony Bradley shënoi 18 pikë dhe 11 kërcime për Philadelphia.
Ndërkohë mbrojtësi turk i 76ers, Furkan Korkmaz shenoi 12 pikë.
Mbrojtësi i Warriors, Kelly Oubre, shënoi 24 pikë dhe 10 kërcime për ekipin e tij. Jordan Poole shënoi 19 pikë për Golden State dhe Damion Lee shenoi 16 për ekipin vendas.
Philadelphia fitoi 31 ndeshje për të kryesuar Konferencën Lindore. Ata patën 13 humbje në sezonin e rregullt NBA 2020-21.
Warriors, të cilët zënë pozitën e nëntë në Konferencën Perëndimore, kanë 22 fitore dhe po aq humbje.
Curry doli jashtë pas një lëndimi
Superylli i Warriors, Stephen Curry do të jetë “jashtë edhe një javë tjetër” pas një lëndimi.
Curry, 33 vjeç, ka patur një paraqitje të shkëlqyeshme këtë sezon. Ai mesatarisht regjistroi 29 pikë, 6.2 asiste dhe 5.3 kërcime në 39 ndeshje në sezonin 2020-21 të NBA-së.
Harden barazon rekordin e tij të asistimit
Brooklyn Nets mposhti Portland Trail Blazers me rezultatin 116:112 në Portland ndërsa super ylli i Nets James Harden shënoi 25 pikë, 17 asiste dhe 7 kërcime.
Me 17 asistime në një lojë të vetme, 31-vjeçari Harden barazoi rekordin e tij të asistimit në ndeshjen e Blazers.
Blazers u udhëhoq nga Damian Lillard, i cili shënoi 22 pikë dhe 9 asistime. Nets, të cilët janë në vendin e dytë në Konferencën Lindore, patën 30 fitore dhe 14 humbje.
Portland është në pozitën e gjashtë në Konferencën Perëndim, me 25 fitore dhe 18 humbje.
Rezultatet:
Orlando Magic – Denver Nuggets 99:110
New York Knicks – Washington Wizards 131:113
New Orleans Pelicans – Los Angeles Lakers 128:111
Miami Heat – Phoenix Suns 100:110
Golden State Warriors – Philadelphia 76ers 98:108
Portland Trail Blazers – Brooklyn Nets 112:116
/Insajderi.com