Chris Paul pati një paraqitje mbresëlënëse në NBA, duke udhëhequr Phoenix Suns drejt fitores së radhës 134:118 ndaj Cleveland Cavaliers, njofton Insajderi.
Mbrojtësi i Suns pati një “double-double” me 23 pikë, 16 asiste për të çuar në fitoren e pestë radhazi të ekipit të tij në Arenën Quicken Loans.
Devin Booker shënoi 31 pikë ndërsa Mikal Bridges shënoi 22 pikë për skuadrën e tyre.
Sulmuesi i Cleveland Cavaliers, Isaac Okoro ishte kosha-shënuesi më i mirë i ndeshjes me 32 pikë ndërsa Collin Sexton përfundoi me 29 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asiste.
Suns, të cilët zënë pozitën e parë përmirësuan bilancin me 47 fitore dhe 18 humbje duke fituar ndeshjen e pestë radhazi në Konferencën Perëndimore.
Rezultatet:
Cleveland Cavaliers – Phoenix Suns 118:134
Detroit Pistons – Charlotte Hornets 99:102
Milwaukee Bucks – Brooklyn Nets 124:118
Miami Heat – Dallas Mavericks 113:127
New Orleans Pelicans – Golden State Warriors 108:103
Oklahoma City Thunder – Sacramento Kings 99:103
Los Angeles Clippers – Toronto Raptors 105:100
/Insajderi.com