Piatek drejt rikthimit në Serie A

Piatek drejt rikthimit në Serie A

Sulmuesi polak, Krzystof Piatek, duket se është shumë pranë rikthimit edhe njëherë në Serie A, por jo kësaj radhe atje ku ishte, te Milan apo Genoa, njofton Insajderi.

Kjo pasi skuadra e Fiorentinës është duke menduar për të përforcuar sulmin e saj dhe është lakuar pikërisht emri i bomberit polak, raporton e përditshmja italiane “La Nazione”.

Skuadra e tij aktuale, Hertha Berlin është shprehur e gatshme për të diskutuar për transferimin e tij, njëherë në një formë huazimi dhe pastaj me të drejtë blerjeje për një shifër prej 18 milionë eurosh.

Në fillim për skuadrën “Viola” u lakua edhe emri i Arkadiusz Milik mirëpo një transferim i sulmuesit të Napolit dukej shumë më i vështirë për të ndodhur, pasi paga e lojtarit është shumë e lartë për buxhetin e klubit nga qyteti i Firences. /Insajderi.com