Pioli i lumtur me fitoren e vështirë kundër Udineses

Pioli i lumtur me fitoren e vështirë kundër Udineses

Pas fitores së vuajtur ndaj Udineses me shifrat 1-2, Stefano Pioli shfaqet i lumtur në intervistën pas ndeshjes duke deklaruar se ishte një fitore e rëndësishme, njofton Insajderi.

“Të fitosh është një ndjesi e mirë, nuk ishte një sfidë e bukur në nivelin teknik. Ishte një ndeshje e komplikuar të cilët e luajtëm që në fillim” tha fillimisht Pioli.

Foli edhe për mundësin e fitimit të titullit, duke thënë: “Le të mendojmë ndeshje pas ndeshje, llogaritë bëhen në fund. Unë trajnoj një skuadër të forte me lojtar të forte. Jemi në fillimin e kampionatit, vitin e shkuar dolëm në vendin e 6-të dhe projekti ynë është në fazat e para”.

Gjithashtu, Pioli foli edhe për Tonalin dhe Ibrahimoviç, ku u shpreh: “Është duke bërë mirë. Ai ka gjithçka inteligjencën, këmbët, pasin e shpejtë dhe vertikal, duhet të ketë më shumë intensitet në pjesën mentale dhe të ambientohet me mesfushën me dy”, ndërsa për suedezin tha: “Ai është një kampion, dhe i rëndësishëm për rritjen e skuadrës”. /Insajderi.com