Max Verstappen arriti të fitojë çmimin e madh të Imola në Itali, duke lënë pas kampionin e botës Lewis Hamilton dhe Lando Norrisin të McLaren-it, njofton Insajderi.
Piloti belg zhvilloi një garë fantastike, garë të cilën e nisi nga vendi i tretë, por ishte dhe me fat sepse e gjithë gara ishte mjaft kaotike e mbushur me aksidente nga shiu. Ndërkohë një garë të magjishme zhvilloi piloti britanik, Lewis Hamilton, i cili e nisi garën i pari, përfundoi në vendit e nëntë dhe më pas u rikthye duke arritur të dalë i dyti.
Ndërkohë gara kishte dhe një flamur të kuq pas përplasjes së Botas me George Russel në xhiron e 32-të. Ndërkohë dy pilotët e Ferrarit, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz nuk arritën të ngjiteshin në podium, por u pozicionuan në zonën e pikëve duke mbajtur vendin e katërt dhe të pestë.
Kjo ishte gara e dytë e sezonit, pas asaj në Bahrein të fituar nga Luis Hamilton, teksa pritet një sezon sezon fantastik me duelin Verstapen-Hamilton i cili është ndezur që në garën e dytë. /Insajderi.com
Le podium de cette course folle 🔽
1⃣ 🇳🇱 Max Verstappen
2⃣ 🇬🇧 Lewis Hamilton
3⃣ 🇬🇧 Lando Norris#ImolaGP 🇮🇹 pic.twitter.com/1MGcjK6ALW— CANAL+ F1® (@CanalplusF1) April 18, 2021
MAX VERSTAPPEN WINS AT IMOLA! 🇮🇹
HIS 11TH GRAND PRIX VICTORY 🏆 pic.twitter.com/9OH51dDTgF
— ESPN F1 (@ESPNF1) April 18, 2021