Pioli: Është një fitore që vlen shumë

Pioli: Është një fitore që vlen shumë

Milani fitoi tre pikë të rëndësishme ndaj Beneventos, duke mbajtur kështu gjallë ëndrrën për titullin kampion, njofton Insajderi.

Trajneri i Milanit ishte mjaft i kënaqur me këtë fitore, teksa në një prononcim për mediat pas ndeshjes u shpreh se skuadra e tij dha gjithçka për ta fituar këtë sfidë.

“Skuadra bëri shumë mirë, në një ndeshje të vështirë. Ne dhamë shpirtin, zemrën dhe intesitetin e duhur për ta fituar këtë sfidë. Është një fitore që vlen shumë. Leao ka potencial të madh. Ai e ka treguar këtë edhe vitin e kaluar”- u shpreh Pioli. /Insajderi.com