Pioli i lumtur për fitoren ndaj Celtic – 21 ndeshje pa humbje për Milan

Pioli i lumtur për fitoren ndaj Celtic – 21 ndeshje pa humbje për Milan

Stefano Pioli u intervistua nga Sky Sport pas ndeshjes Celtic-Milan 1-3. Trajneri kuqezi ka arritur sërish fitore dhe në 2020 njeh vetëm dy humbje (ndaj Interit dhe Genoas). Ekipi i tij ka 21 ndeshje radhazi pa humbje dhe shënon mesatare të frikshme golash!

Për fitoren: “Ishte një ndeshje që e drejtuam mirë, në pjesën e dytë humbëm edhe disa topa dhe rrezikuam pak. Ishte shumë e rëndësishme të tregojmë se nuk jemi një ekip normal. Një ekip normal pas një fitore prestigjioze tregon më pak vendosmëri, por ne e nisëm fort! Duam të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje”, tha fillimisht Pioli, transmeton Insajderi.

Për momentin: “Të gjithë kemi punuar në një drejtim për kohën më të gjatë, lojtarët ndihen pjesë integrale e këtij ambienti, ne jemi një ekip shumë i ri, duhet ende të përmirësohemi.

Por sekreti është në punën e përditshme, sakrifikimin dhe rritjen. Klubi konfirmoi mënyrën tonë të punës, bleu lojtarë të rëndësishëm dhe lojtarë të rinj premtues.

Në Milanello ne jemi me të vërtetë të lumtur dhe përfitojmë nga çdo moment i vetëm për t’u përpjekur të rritemi”.

Të hënën do të luajmë kundër Romës që janë një ekip i pabesueshëm, ne do të stërvitemi mirë që të përpiqemi të vazhdojmë periudhën tonë pozitive.

Pika jonë e kthimit erdhi në janar, filluam udhëtimin tonë atje, kanë kaluar 10 muaj, por është akoma në fillim. Për kohezionin që ekziston mendoj se edhe ne do ta dimë kapërcej kohëra të vështira”.

Rezultatet e mira të Milan, kanë bërë që ajo të konsiderohet si njëra nga skuadrat që mund të bëjë befasinë sivjet në Serie A, duke e fituar gjithë kampionatin./Insajderi.com.