Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka rezultuar pozitiv me Covid-19, njofton Insajderi.
Në një deklaratë nga klubi “kuq e zi” thuhet se drejtori teknik 55 vjeçar ka rezultuar pozitiv në testin e shpejtë të kryer këtë mëngjes për ekipin.
Më tej thuhet se autoritetet shëndetësore lokale janë informuar lidhur me rezultatin e testit dhe se Pioli është vetëizoluar në banesën e tij.
Theksohet se askush tjetër përveç trajnerit nuk ka rezultuar pozitiv. Si pasojë janë anuluar stërvitjet e ekipit në mëngjes.
Milani do të vazhdojë stërvitjen ditën e hënë për përgatitjen e ndeshjes në javën e tetë në Serie A, që do të luajë me Napolin më 22 nëntor, në “San Paolo”. /Insajderi.com