I sotmi ndaj Manchester-it në 18:55 do të jetë takimi më i rëndësishëm i Milanit për këtë sezon europian. Në konferencë për shtyp, trajneri Stefano Pioli ka analizuar përballjen me “Djajtë e Kuq” duke u ndalur në ato që mund të jenë tematikat më të nxehta, njofton Insajderi.
Fillimisht Pioli foli për kundërshtarin e sotëm, duke thënë: “Bëhet fjalë për një nga ato ndeshje që duhen luajtur me bindje sepse përballë do të kemi një ekip që luajti në fazën e grupeve të Champions-it. Një rezultat pozitiv në Mançester do të na jepte një hov të rëndësishëm për sfidën e kthimit”.
Më tutje, tekniku italian foli edhe për sfidën e 2007-tës, ku Milan eliminoi United-in nga Champions League. “Ne punojmë për të rikthyer Milanin në nivelet e dikurshme. Maldini pak ditë më parë tha, me të drejtë, se nevojiten disa sezone radhazi në Champios për t’u rritur e për të synuar trofe. E dimë që kemi ende shumë rrugë përpara, por do ta përballojmë me vetëbesim dhe entuziazëm”. /Insajderi.com