Pas paraqitjeve negative edhe pse me një kualifikim në fazën tjetër të Europa Ligës, Milani do të rikthehet të luajë në kampionat, teksa do të sfidohet me Romën, e cila është e programuar të zhvillohet në stadiumin “Olimpico” me fillim nga ora 20:45 të dielën, njofton Insdajderi.
Në vigjilje të kësaj super sfide është shfaqur trajneri i ‘kuqezinjve’, Stefano Pioli në konferencën për shtyp teksa analizon këtë takim:
Fillimisht tekniku italian foli për kundërshtarin e nesërm si dhe sulmuesin krysor të tyre, boshnjakun Edin Dzeko. “Roma është një skuadër që ka shumë zgjidhje për sulmin dhe me kualitet. Dzeko është pika e referimit, ishte duke zhvilluar ndeshje të mira, por Roma ka marrë rezultate të mira edhe pa të. Duhet të luajmë me qartësi taktike dhe kompaktësi në të gjitha fazat”.
Më tutje, Pioli foli edhe për ndeshjen, duke aluduar se kjo është sfidë për zonën Champions. “Po, klasifikimi e thotë këtë gjë. Në diferencë nga sezoni i kaluar, shtatë skuadrat e para janë duke luftuar për një vend në Champions. Roma është duke bërë një rrugëtim të mirë, ka vetëm pesë pikë më pak se ne, dhe është një ndeshje e rëndësishme me një kundërshtar direkt. Pikët vlejnë shumë”. /Insajderi.com