
Trajneri i Milanit, Stefanio Pioli është shfaqur shumë i lumtur pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi me Manchester United si mysafir, njofton Insajderi.
Pas ndeshjes, Pioli tha se skuadra e tij bëri një ndeshje shumë të mirë, duke shtuar se të gjithë duan t’i shkojnë në fund këtij kompeticoni, por për ta arritur këtë, ka shumë pengesa.
“Komplimentet i takojnë të gjitha lojtarëve të mi. Ekipi luajti me personalitet dhe luajti ndeshje të mirë, e menaxhuam mirë të gjithë ndeshjen dhe kishim kontrollin e lojës. Kjo performancë e shkëlqyer duhet t’i japë lojtarëve më shumë besim. Ne po punojmë të rritemi dhe ta dërgojmë Milanin aty ku e meriton, në krye të Italisë dhe Europës. Ne duam t’i shkojmë deri në fund këtij kompeticioni dhe për të arritur deri aty duhet të kalojmë disa pengesa”, tha Pioli pas ndeshjes. /Insajderi.com