Pioli pas fitores ndaj Torinos, flet për sulmuesit e Milanit

Pioli pas fitores ndaj Torinos, flet për sulmuesit e Milanit

Trajneri i Milanit Stefano Pioli kërkon që skuadra e tij të ruajë qetësinë pas fitores të së shtunës mbrëma 2-0 ndaj Torinos, njofton Insajderi.

“Leao – Është e rëndësishme që ai vazhdon të luajë me intensitet të lartë. Duhet të rritet akoma në lojë, por të mos harrojmë që është ende futbollist i ri. Ai e di se si duhet të sillet në çdo pozicion. Ka shumë potencial dhe po bëhet lojtar i kompletuar”, tha Pioli për zëvendësuesin e Ibrahimoviç.

Më tutje, tekmiku italian foli edhe për suedezin duke thënë:  “Ibrahimoviç – Shpenzuam një javë të tërë për programin e rehabilitimit të Ibrës. E dinim se po të kalonte testin e djeshëm, sot do të ishte në fushë. Të shikojmë për ndeshjen tjetër në Kupë. Ai ka qenë jashtë fushave për disa kohë. Ibra është gjithmonë i gatshëm për ekipin. Jam i sigurtë qe me të do të gjejmë zgjidhjet më të mira. Ai motivon çdo njeri në skuadër”, u shpreh trajneri i Milanit, Stefano Pioli. /Insajderi.com