Pique: Do të vazhdojmë të luftojmë për titull

Pique: Do të vazhdojmë të luftojmë për titull

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka thënë se skuadra e tij do të vazhdojë të luftojë për titull në La Liga në këtë sezon, pavarësisht humbjes ndaj Atletico Madridit, përcjell Insajderi.

Blaugranët e përfunduan ndeshjen me barazim,  me rezultat 0:0 në takimin që është zhvilluar të shtunën ndaj Atleticos.

“Jemi gjallë dhe bazuar në mënyrën se si po luan La Liga, mendoj se kemi akoma mundësi. Çdo gjë mund të ndodhë, sepse kjo është ajo që ndodh në La Liga”, ka thënë Pique pas ndeshjes.

Atletico gjendet në krye të tabelës së La Ligës me tri pikë më shumë së Reali Madridi, i cili nëse e mund në takimin e sotëm (e diel) Sevilën do ta marrë primatin, pasi madrilenët kanë rekord më të mirë krahasuar me kundërshtarët e tyre lokalë./Insajderi.com