Piramida e Tiranës, një muze Komunist që do të shndërrohet në qendër rajonale e teknologjisë

Piramida e Tiranës, një muze Komunist që do të shndërrohet në qendër rajonale e teknologjisë

Gjatë 1990 Piramida u bë një prej qendrave më të ngrohta të Tiranës, një vend ku të rinj mblidheshin dhe luanin së bashku në Verë.

Dikur një simbol i një regjimi opresiv dhe totalitar, një ndërtesë në formën e një piramide në qendër të kryeqytetit Shqiptar Tiranë, do të marrë jetë falë një projekti teknologjik

Historia e Piramidës së Tiranës fillon që prej 1980 kur ndërtesa ishte dizajnuar në kujtim të jetës së diktatorit Enver Hoxha. Lideri komunist drejtoi vendi nga 1944 deri në vdekjen e tij në 1985 duke shtyrë Shqipërinë drejt një izolimi të thellë me pjesën tjetër të botës.

Menjëherë pas vdekjes së tij, një grup arkitektësh, udhëhequr nga e bija e diktatorit Pranvera Hoxha dhe bashkëshorti i saj Klement Kolaneci, dizajnuan strukturën e Piramidës. Ndërtesa u hap në 1988 si Muzeu “Enver Hoxha”.

Atë kohë përshkruhej si “struktura individuale më e shtrenjtë ndërtuar në Shqipëri.” Megjithatë qëllimi për të cilin u ndërtua ishte jetëshkurtër. Pas rënies së Komunizmit në Shqipëri në 1991, Piramida u shndërrua në një qendër kulturore, duke nderuar Pjetër Arbnorin, një i mbijetuar dhe viktimë e regjimit.

Gjatë 1990 Piramida u bë një prej qendrave më të ngrohta të Tiranës, një vend ku të rinj mblidheshin dhe luanin së bashku në Verë.

Është një ndërtesë ikonike në Tiranë, një që më kujton fëmijërinë time. Ishim mësuar të ngjiteshim në të dhe të luanim,” shprehej Oliana Sula, një hulumtuese pranë Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës për ZDNet.

“Dikur kishte edhe klube nate aty, i mbaj mend kur kam qenë adoleshente. Ka nostalgji për ndërtesën, nostalgji që nuk buron nga qëllimi për të cilin është ndërtuar.”

Në 2011 qeveria Shqiptare, e udhëhequr atëherë nga ish Kryeministri Sali Berisha, dëshironte të shkatërronte ndërtesën dhe të ndërtonte një kompleks parlamentar aty.

Mirëpo plani i Berishës dështoi në 2013-ën ku humbi zgjedhjet dhe u zëvendësua nga qeveria Socialiste ende sot në pushtet udhëhequr nga Edi Rama.

Gjatë drejtimi 11 vjeçar të Bashkisë Tiranë, Rama, i cili ka një pasion për artet, ringjalli pamjen “gri” të qytetit duke pikturuar ndërtesat gri të periudhës komuniste.

Sot Kryeministri i Shqipërisë dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë janë aleatë, pjesë të partisë Socialiste. Rama së bashku me Erion Veliaj janë mbështetësit kryesor të transformimit të Piramidës e cila është planifikuar të bëhet një qendër teknologjike në Shqipëri dhe rajon.

Projekti do të implementohet nga kompania Holandeze e dizajnit MVRDV dhe punimet për transformimin e saj do të finalizohen këtë vit.

“Projekti dëshiron që tua rikthejë ndërtesën qytetarëve,” thuhet në përshkrimin e projektit.

Me funksionin e ri, Piramida gjithashtu reflekton tranzicionin e shoqërisë Shqiptare nëpër të cilën ka kaluar që nga rënia e Komunizmit. Zhvillimi i edukimit me teknologjinë do të thotë se autoritetet Shqiptare tashmë po fokusohen në zhvillim real social dhe ekonomik të vendit.

“Mbase Piramida është një simbol tranzicioni. Në fillim glorifikoi një diktator. Më pas u bë një hapësirë zbavitjeje. Tashmë po kalojmë drejt zhvillimeve reale ekonomike dhe sociale,” shprehej Sula.

Piramida do të shërbejë edhe si qendër për teknologjitë kreative TUMO, një kompani e cila do të ofrojë një eksperiencë të re edukimi dhe falas për të rinjtë Shqiptarë duke përdorur teknologjinë dhe dizajnin.

Sipas TUMO, një qendër Armene e mësimit dixhital, qendra në Tiranë do tu ofrojë mijëra fëmijëve Shqiptarë kurse dhe leksione në fusha të ndryshme të teknologjisë si zhvillim lojërash dhe uebi.