Pirlo e dëshiron Pogba-n, por do të duhet të sakrifikojë Dybala-n

Pirlo e dëshiron Pogba-n, por do të duhet të sakrifikojë Dybala-n

Trajneri i Juves, Andrea Pirlo, është fans i flaktë i Paul Pogba-s, me të cilin kishte luajtur së bashku tek ekipi i Juventus, nën udhëheqjen e Atonio Conte-s.

Mediat në Itali, raportojnë për një takim të Pirlo-s me drejtuesit e klubit, tek të cilët ka paraqitur kërkesat e tij dhe një ndër kërkesat e tij, është transferimi i Paul Pogba-s, njofton Insajderi.

Po këto burime, raportojnë se drejtuesit e Juventus, e kanë informuar Pirlo-n, se financat e klubit, nuk janë në gjendje të përballojnë një transferim të francezit, shkaku i çmimit të lartë të tij si dhe kontratës së tij – thuhet se ata i kanë thënë Pirlo-s, se nëse ai e dëshiron me patjetër Pogba-n, ai duhet të sakrifikojë lojtarin Paulo Dybala, pasi ky i fundit ka qenë i kërkuar nga Manchester United.

Juventus, sikurse shumica e klubeve në botë, kanë raportuar humbje të mëdha nga pandemia dhe tanimë nuk po mund të përballojnë shuma të mëdha, madje nuk po mund të përballojë edhe shpenzimet me kontratat aktuale që i kanë me lojtarët e tyre./Insajderi.com.