Pirlo: Juventus ka punë për të bërë, nuk është akoma një skuadër

Pirlo: Juventus ka punë për të bërë, nuk është akoma një skuadër

Trajneri italian i “zonjës së vjetër”, Andrea Pirlo, ka analizuar ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve, ku Juventus e humbi në shtëpi kundër Barcelonës, njofton Insajderi.

Fillimisht Pirlo, tha “ishte një ndeshje e vështirë përballë një skuadre që jo vetëm di të luajë futboll, por është edhe më përpara sesa ne, lidhur me rindërtimin”.

Gjithashtu, trajneri italian foli edhe për mungesat e lojtarëve, “shpresoj që të kem sa më shpejt që të jetë e mundur grupin e plotë të lojtarëve, pasi këta që kam aktualisht janë të detyruar që të luajnë për 90 minuta të plota për ndeshje me radhë”.

Për fund, Pirlo foli për mungesën e eksperiencës të lojtarëve aktual të Juventus, duke thënë “Bentancur dhe Artur nuk kanë shumë eksperiencë. Kjo po na mungon për momentin, e cila konfirmohet mbi të gjitha në zgjedhjet që bëhen në disa pasime. Shkurt, nuk jemi ende një skuadër”, përfundoi analizën e tij legjenda italiane. /Insajderi.com