Pirlo: Kemi bërë një ndeshje të bukur

Pirlo: Kemi bërë një ndeshje të bukur

Juventus sot barazoi në transfertë te Lazio, me rezultat 1:1, për më tepër skuadra e Andrea Pirlo-s ishte në avantazh që nga pjesa e parë deri në minutën e pestë shtesë, ku barazoi Caicedo për nikoqirët. Ndërsa pas takimit, tekniku italian u prononcua për mediat, njofton Insajderi.

“Kemi bërë një ndeshje të bukur, ata nuk kanë goditur kurrë në portë. Kampionati dhe ndeshjet fitohen me detaje”, ishin fjalët e para pas ndeshjes të Pirlo-s.

Më tutje, trajneri “bardhezi” foli edhe për mungesat e lojtarëve që ballafaqohet Juventus.Për fat të keq në çdo sfidë na mungojnë lojtarë, por nuk duam të kemi alibi sepse do të luajmë me lojtarët që kemi në dispozicion duke punuar me rritjen tonë”, përfundoi deklaratën e tij Pirlo. /Insajderi.com