Pjanic duket të jetë i zhgënjyer me kalimin te Barcelona

Pjanic duket të jetë i zhgënjyer me kalimin te Barcelona

Futbollisti boshnjak, Miralem Pjanic, duket se është zhgënjyer me kalimin e tij tek Barcelona, për arsye se duket një largim gjithmonë edhe më i afërt i Lionel Messi-t nga ekipi katalunas.

“Kam ardhur në Barcelonë të luaj me Lionel Messi-n, dhe kjo është arsyeja pse kam refuzuar një kontratë më të mirë që kisha nga PSG”, është shprehur Pjanic, transmeton Insajderi.

Pjanic ishte pjesë e shkëmbimit me lojtarin Arthur që ishte pjesë e Barcelonës. Skuadra ltaliane Juventus dhe Barcelona shkëmbyen mesfushorët e tyre.

Pjanic së fundi ishte pjesë e Juventus-it që e transferojë atë nga Roma në vitin 2016.

Pos Juventus-it, Pjanic ka luajtur edhe për Romën në sezonet 2011-2016, pastaj në skuadrat franceze Lyon dhe Metz./Insajderi.com.