Pjaniç mund të shitet në janar nga Barcelona

Pjaniç mund të shitet në janar nga Barcelona

Mesfushori boshnjak, Miralem Pjaniç, duke se nuk ka bindur trajnerin holandez të katalunasve, Ronald Koeman, pasi vetëm 27’ minuta ka luajtur për Barcelonën në katër ndeshje deri tani, njofton Insajderi.

Boshnjaku që u transferua në merkaton e kësaj vere, nuk ka bindur aspak teknikun holandez, ku para Pjaniç preferon dyshen e mesfushës, De Jong dhe Busquets.

Pjaniç u transferua nga Juventus për shifrën e 50 milionë eurove, por në formacionin e Barcelonës, 4-2-3-1, duke se nuk po përshtatet assesi.

Megjithatë, Pjaniç ka një mundësi të mirë, në mesjavë, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ku Barcelona e luan përball Ferencvaros, boshnjakut do t’i besohet fanella e titullarit.

Në anën tjetër, drejtuesit e klubit po shikojnë mirë situatën e boshnjakut, nëse edhe në ndeshjet e ardhshme Pjaniç nuk bind, atëherë do të vendosin ta shesin që në janar, pasi interesimet e klubeve për ish lojtarin e Romës nuk mungojnë, duke filluar që nga PSG dhe Manchester City. /Insajderi.com