Pjesa e parë Inter – Milan përfundon me epërsi të Milanit

Pjesa e parë Inter – Milan përfundon me epërsi të Milanit

Ndeshja mes Interit dhe Milanit në pjesën e parë ishte e zjarrtë dhe me gola shumë, njofton Insajderi.

Pas dy golave të shpejtë të shënuar nga Zlatan Ibrahimovic ku Milani po e dominonte ndeshjen, më pas  zikaltërit e Interit janë kthyer në lojë.

Ka qenë Romelu Lukaku që ka shënuar për 2-1, duke e bërë ndeshjen edhe më të zjarrtë.

Ishte Ivan Perisic që pasoi një top në zonë, e ku nga afër belgu nuk gaboi./Insajderi.com