Pjesa e parë në “El Clasico” mbyllet në barazim

Pjesa e parë në “El Clasico” mbyllet në barazim

Pas 45’ minutave të parë, supersfida e kësaj jave në futbollin spanjoll dhe botëror, “El Clasico”, është mbyllur me rezultat 1:1, njofton Insajderi.

Pas vetëm pesë minutash lojë, skuadra madrilene kaloi në epërsi me golin e shënuar nga mesfushori spanjoll, Federico Valverde, pas një asistimi brilant nga sulmuesi francez, Karim Benzema.

Katalunasit nuk pajtoheshin dot me disavantazhin në shtëpinë e tyre, prandaj me ngulm kërkonin golin e barazimit, gol të cilin e arriti sulmuesi 17 vjeçar, Ansu Fati, që shënoi nga afër, pas një asistimi perfekt të Jordi Alba-së, në minutën e nëntë të takimit.

Edhe pse të dyja skuadrat deri në përfundim të pjesës së parë tentonin të shënonin përsëri, një gjë e tillë nuk u arrit. Kështu duke çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultat 1:1. /Insajderi.com