Projekti synon të evidentojë kompetencat më themelore për ekonominë e shërbimeve dhe do të kontribuojë në transparencë më të lartë të tyre, për studentët, mësuesit dhe punëdhënësit. Projekti është i financuar nga programi ERASMUS + i Bashkimit Evropian dhe synon të kontribuojë në avancimin e mëtutjeshëm të mënyrave të reja të të mësuarit në universitete vendore.
Dukagjin Leka, prorektor në Universitetin ‘Kadri Zeka’ specifikoi se krahas partnerëve të shumtë ndërkombëtar që kanë përfituar nga ky projekt, partnerët e vetëm nga Kosova janë Kolegji Universum dhe Universiteti Kadri Zeka në Gjilan, Gjithashtu shtoi se ndonjëherë me pak para mund të bëjmë ndryshime të mëdha.
Objektivat specifikë të projektit e-VIVA janë:
• Nxitja qasjeve e bashkëpunimit midis akademisë dhe përfaqësuesve të tregut kombëtar dhe ndërkombëtar;
• Mbështetja e praktikës profesionale tek studentët Kosovar;
• Zhvillimi dhe rafinimi i sistemeve gjithëpërfshirëse të vlerësimit të bazuar në TIK;
• Pasurimi i sistemeve ekzistuese të vërtetimit dhe certifikimit;
• Krijimi dhe aplikimi i një programi të pasur të zhvillimit dhe vlerësimit të kompetencave për të lidhura me shërbimin;
• Aplikimi i sistemit të vlerësimit dhe evidencimit të aftësive profesionale.