Plagosen dy gazetarë francez në Azerbajxhan

Plagosen dy gazetarë francez në Azerbajxhan

Gjatë raportimit të konfliktit në rajonin Nagorno – Karabakh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, janë plagosur dy gazetarë francez të së përditshmesë franceze “Le Monde”, transmeton Insajderi.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Ministria e Jashtme e Francës po punon për të organizuar riatdhesimin e gazetarëve sa më shpejt të jetë e mundur.

Dy gazetarë francezë dhe dy armenë janë plagosur në Nagorno – Karabakh, ku luftimet e ashpra midis forcave armene dhe azerbajxhanase këtë javë shënuan përshkallëzimin më të madh në vitet në dekada të një konflikti të vjetër, raporton Al Jazzera.

Dy reporterë të “Le Monde” u plagosën të enjten në qytetin Martuni, tha gazeta. Ministria e Jashtme e Armenisë tha se ata ishin duke u dërguar në spital dhe akuzoi Azerbajxhanin për bombardimet në rajonin  Martuni, në lindje të Karabakut.

“Një avion mjekësor privat është gati të niset. Ne po bëjmë gjithçka për të stabilizuar të plagosurit në vend para se të lejojmë evakuimin e tyre”, tha Macron. /Insajderi.com