
Ish-kampioni i boksit, Nelson Hysa, është plagosur sot me armë zjarri në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Ura Dervish Beg, në qendër të qytetit.
Hysa po udhëtonte me një automjet kur u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.
Ish-kampioni u dërgua menjëherë në spital ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.