Kush po tenton t’i marrë meritat e sukseseve të kombëtares?

Kush po tenton t’i marrë meritat e sukseseve të kombëtares?

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është dënuar me nëntë muaj burgim efektiv, pasi është shpallur fajtor për njërën nga dy veprat penale me të cilat ngarkohej.

Në aktgjykimin e shpallur të premten, Ademi është dënuar me nëntë muaj burgim efektiv, për veprën penale të detyrimit në tentativë, ndërsa është shpallur aktgjykim refuzues për ushtrim të ndikimit, shkak se kjo vepër penale është parashkruar.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ndryshme në opionon duke kërkuar edhe largimin e tij nga pozita e kryetarit të Federatës të Futbollit të Kosovës, shkruan Insporti.com.

 

Megjthatë, vetëm disa orë pas vendimit, kryetari Ademi deklaroi se nuk do të tërhiqet nga pozita, pasi do të luftojë deri në fund për pa fajësinë e tij, shkruan Insporti.com.

Pas reagimeve të shumta, Ademi përmes një letre tentoi t’i atribonte sukseset e kombëtares së Kosovës pas ardhjes së tij si kryetar i Federatës.

Ademi ishte i ftuar në emisionin “Interaktiv” në KTV për të sqaruar situatën e tij, duke thënë se është plotësisht i pastër në këtë rast dhe se askush nuk mund të njollos personalitetin e tij dhe as të familjës, transmeton Insporti.com.

“Nëse kushdo dhe kurdo e gjen një sms, një telefonatë, një dëshmi që unë jam i përfshirë në këtë situatë, sigurisht që do të jap çdo lloj përgjegjësie, por jam plotësisht i pastër dhe askush nuk mund të njollos as personalitetin tim dhe as të familjes”, ka thënë Ademi i ftuar në Interaktiv të KTV-së.

Ai po në atë letër ka theksuar se si kampionati i Superligës ediconin që shkoi ishte më i miri ndonjherë, edhe pse kishte ankesa të mëdha për kurdisje të rezultateve. Madje, Insporti ka raportuar për ndeshjen Fushë Kosova – Trepça në Ligën e Parë, ndeshje kjo që është hetuar nga Prokuroria dhe pritet të ngriten kallëzime penale ndaj katër personave.

Kombëtarja e Kosovës është duke pasur suksese të mëdha nën drejtimin e përzgjedhësit zviceran, Bernard Challandes i cili ishte emëruar nga parardhësi i Ademit, i ndjeri Fadil Vokrri.

Kosova fitoi grupin “D” të Ligës së Kombeve dhe po ashtu ka nisur mbarë rrugëtimin në eliminatoret për Kampionatin Evropian “Euro2020”.

Kadri Veseli hyn në zhveshtore, mezi e kaloi ligjin për sponsorizim

Pikërisht sukseset e Kombëtares së Kosovës ka bërë që edhe politika të ndërhyjë, duke tentuar të marr atributet e këtij suksese. Pas çdo fitore të “Dardanëve” politkanë të ndryshëm kanë shkruar në rrjetet sociale për sukesesin, ani pse ligji për sponsorizim mezi kaloi në Kuvendin e Kosovës.

Rastin i fundit ishte hyrja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit në zhveshtoret e Kosovës pas fitores historike kundër Bullgarisë në Sofje.

 

Veseli me futjen e tij në zhveshtore kishte thyer protokollin e UEFA-s. Ai ishte futur në zhveshtore për t’i uruar dhe mbajtur një fjalim futbollistëve, me ç’rast ata nuk arritën që të jepnin intervista në minutat që ishin rezervuar për transmetim live nga UEFA, shkruan Insporti.com.

Insporti kishte raportuar se transmetuesi i ndeshjes edhe pse i ka dhjetë minuta të rezervuara në transmetim live për sinjalin ndërkombëtar të UEFA-s, asnjë prej futbollistëve të Kosovës nuk u paraqit në ato dhjetë minuta për të dhënë intervistë.

Kjo për shkak se të gjithë lojtarët ishin të “ngujuar”, meqë në zhveshtore hyri Kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli për t’u mbajtur fjalim dhe për t’i uruar duke e prishur kështu protokollin e ndeshjes nga ana e kombëtares së Kosovës.

Dhënia e deklaratës për kanalin gjegjësisht për sinjalin satelitor të UEFA-s është e detyrueshme dhe pjesë e protokollit pas ndeshjes.

Ligji për Sponsorizim të Sportistëve

Përkundër sukseseve të shumta të sportistëve në arenën ndërkombëtare, deputetëve të Kuvendit të Kosovës iu nevojit një të mbahet një seance e jashtëzakonshme për të kaluar ky ligj.

Në tentimin e parë ligji nuk kaloi pasi nuk kishte votat e mjaftueshme për të kaluar.

54 deputetë kishin votuar për të kaluar ky ligj, ndërsa një kishte votuar kundër dhe një abstenim. Prezentë në sallë ishin 79 deputetë.

Pas kësaj seance kishte reaguar i githë komuniteti sportiv i Kosovës, duke kërkuar që ky ligj të kalojë në seancën tjetër. Po në atë javë, Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë.

Triumfi i Majlindës shtoi edhe më shumë presionin mbi deputetet për të votuar këtë ligj. Disa ditë më vonë, deputeti i Kosovës, Bekim Haxhiu incioi mbledhjen e nënshkrimeve për t’u mbajtur një seancë e jashtëzakonshme për të kaluar ligjin.

Më 27 qershor të muajit të kaluar në seancën e jashtëzakonshme, deputetët votuan për harmonizimin e Ligjit për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Me 74 vota pro, dy abstenime dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin e ri që do t’iu lehtësojë punën botës së sportit.

Ligji parasheh që shumë biznese ta ndihmojnë financiarisht sportin dhe kulturën në vendin tonë, por ende nuk është finalizuar.

“Luli” – Kryetari i Tifozëve “Dardanët”

Kryetari i Tifozëve “Dardanët”, Lulëzim Berisha i njohur si “Luli” muaj më parë ishte arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për  veprën penale fajde, mashtrim dhe pjesëmarrje dhe organizim të një grupit kriminal.

Por, kjo nuk e ka penguar që ai të jetë i afërt me kreun e FFK-së, Agim Ademi, futbollistët dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Madje, “Luli” është në procedurë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë për “fajde dhe krim të organizuar”, ka bërë të ditur Prokuroria e Shtetit.

Pasi ishte liruar nga burgu, “Luli” ishte prezent në prezantimin e Florent Hadërgjonajt së bashku me kryetarin Agim Ademi.

 

Megjithatë, edhe kjo “gafë” kaloi pa shumë zhurmë në opinion.

Ademi vazhdimisht në deklaratat e tij ka thënë se ka mbështetjen e plot nga UEFA, por mbetet të shihet në ditët në vijim pas këtij vendimi të gjykatës për ta dënuar me nëntë vite burgim efektiv.

Ndërsa, ish homologu i tij gjerman, Reinheard Grindel kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Federatës të Futbollit të Gjermanisë pasi kishte pranuar një dhuratë nga një biznismen ukrainias si dhe një pagesë prej 78 mijë euro, të cilën nuk e kishte deklaruar.

Pas raportimeve nga mediet gjermane, Grindel kishte kërkuar edhe falje dhe se nuk ishte dashur që ai të pranonte orën.

Por, ky shembull i Grindel duket se nuk është në planet e Agim Ademit, i cili ka synim të përfundojë mandatin e tij si kryetar i FFK-së. /Insporti.com/