Plani i qeverisë australiane për të helmuar mbi dy milion mace

Plani i qeverisë australiane për të helmuar mbi dy milion mace

Qeveria australiane është duke  e planifikuar një strategji për mbytjen e miliona maceve të egra duke hedhur suxhuk helmues nga qielli, shkruan Insajderi.

Kjo është vetëm një nga taktikat për të mbytur rreth dy milion mace deri në vitin 2020 në përpjekje për të mbrojtur speciet vendase.

Macet vdesin 15 minuta pasi ushqehen me suxhukun e bërë nga mishi i kangurit, yndyra e pulës, bimët, erëzat dhe helmi.

Aeroplanet që bartin ushqimin helmues, i cili është prodhuar në një fabrikë afër Perth, hedhin 50 suxhuk çdo kilometër në zonat ku macet ecin të lira.

Dr. Dave Algar, i cili zhvilloi recetën helmuese, tha se ai ia kishte dhënë suxhukun macave për ta testuar para se të hidhte helmin në të.

“Ajo duhet të jetë e shijshme pasi është ushqimi i fundit që ato do të hanë”, ka thënë ai.

Këto mace kanë qenë rrezik pasi kanë quar deri në 20 specie në zhdukje.

“Ne duhet të sigurohemi që po mbrojmë kafshët që i duam dhe që na përfaqësojnë ne si komb”, ka thënë Gregory Andrews, komisionari kombëtar i specieve në rrezik./Insajderi.com