Plas skandali i radhës te Barcelona – klubi del me komunikatë

Plas skandali i radhës te Barcelona – klubi del me komunikatë

Klubi i Barcelonës ka mohuar se ka paguar firmë të rrjeteve sociale për të mbrojtur imazhin e presidentit Bartomeu dhe për të sulmuar disa nga figurat kyçe të klubit.

Ditën e sotme është raportuar për skandal në klubin e Barcelonës, kjo pasi kanë vërshuar akuzat për drejtuesit e Barcelonës se kinse këta të fundit kanë angazhuar një kompani në rrjetet sociale, që t’i kritikojë lojtarët e klubit për paraqitje jo të mira gjatë këtij sezoni.

Klubi ka dalur me komunikatë lidhur këtyre raportimeve, duke mohuar se presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu të ketë paguar ndonjë kompani të rrjeteve sociale për të kritikuar figurat legjendare të klubit katalonas, si Pep Guardiola e Lionel Messi, përcjell Insporti

Radio stacioni spanjoll, Cadena SER, raportoi se Bartomeu kishte punësuar kompaninë ’13 Ventures’ për të përmirësuar imazhin e tij dhe për të mbrojtur reputacionin e tij.

Objektiv i kritikave në internet ishte edhe ylli më i madh i klubit të Barcelonës, Lionel Messi, si dhe Gerard Pique.

Gjesti është kritikuar edhe nga ish-lojtari i Barcelonës, Carles Puyol, i cili nuk hezitoi ta dënonte veprimin potencial të bërë nga drejtuesit.

Kampionët në fuqi të Spanjës nuk po kalojnë momente të mira në dhomat e zhveshjes pas polemikave në distancë në mes të Eric Abidal dhe Lionel Messit, që u komentuan jo pak nga ndjekësit dhe mediet nëpër botë.