Po digjet Stambolli – Galatasaray dhe Beskitas në derbi

Po digjet Stambolli – Galatasaray dhe Beskitas në derbi

Takimi ndërmjet ekipeve të Stambollit Galatasaray dhe Besiktas ëhstë takimi që ka thyer numrin e rekordit të shikuesve në stadiumin e ri të Galatasarayit. Gjithsej 50,304 bileta ka lajmëruar Galatasaray që i ka shitur për këtë ndeshje.

Përndryshe, takimi mund të jetë vendimtar për përcaktimin e kampionit të Turqisë në futboll meqë Galata është në pozitën e parë me 63 pikë pas 30 xhirove, kurse Besiktasi ka 62 pikë.

Sidoqoftë, në garë janë edhe Basaksehir, që për 30 ndehsje ka tubuar 62 pikë dhe Fenerbahçe me 60.
Katër ekipe të Stambollit, në katër pikë dallim pas 30 xhirove, e kanë bërë kampionatin turk sivjet ndër më interesantët për tu përcjellë në Evropë.

Shikoni pamjet nga kjo ndeshje.