PO HAPET DISKONTI I PARË NË KOSOVË!

PO HAPET DISKONTI I PARË NË KOSOVË!

Së shpejti, me 50 pikat e para, në 11 qytete, po fillon aktivitetin e saj të shitjes me pakicë, diskonteri i parë në Kosovë.

Koncepti i diskontit, nënkupton uljen e shpenzimeve të kompanisë në marketing, zbukurim enterieri, paketim e reklamim të produkteve, dhe orientimin e saj në cilësi të produkteve dhe ofrimin e tyre në treg, me cmim shumë më të ulët sesa marketet tjera.

E krijuar nga The North Unicorn L.L.C., Deppo, është zingjiri i dyqaneve, i cili synon të lehtësojë blerjet ditore dhe të përmbushë 80% të nevojave të përditshme themelore, të një familjeje.

DEPPO ka praktikuar një metodë të detajuar dhe të saktë të punës, për përzgjedhjen e produkteve dhe cmimeve.

Kategoritë e produkteve në Deppo, përfshijnë: Ushqim, pemë dhe perime, teknikë bazike shtëpiake, tekstil.

Produktet që ofrohen në Deppo, janë produkte “Private Label” (të krijuara ekskluzivisht për Deppo, nga prodhues të ndryshëm vendor e të huaj, me kualitet të lartë dhe të dëshmuar për cilësi) dhe importues nga vendet Evropiane.

Për cdo produkt, i cili do të bëhet pjesë e gamës së produkteve në dyqanet Deppo, fillimisht laboratori i kontrollit të cilësisë, i përbërë nga ekspertë të fushës, kryen të gjitha kontrollet dhe testimet e nevojshme, në mënyrë që të ofrohet siguri në konsum.

Duke kufizuar gamën e produkteve, në rreth 1000 total, është arritur të bëhet kontrolli më efektiv i standardeve të cilësisë, në mënyrë që produktet e konsumit të mund të arrijnë tek konsumatori me cmim më të arsyeshëm dhe me kualitet të lartë!

Deppo synon të jetë adresa e pare, për produktet themelore të konsumit, që ofrohen në treg, t`a orientojë fuqinë blerëse në drejtim të prodhuesve vendor, dhe t`i inkurajojë këta të fundit të ofrojnë produkte me kualitet më të lartë e me cmim më të ulët! Kjo me qëllim që, për të njejtën cilësi, të ofrohen cmime shumë të arsyeshme për klientët, dhe njëkohësisht të promovohet prodhimtaria jonë.

Ky fundvit, festohet me DEPPO, në Prishtinë (11 pika), Mitrovicë (4 pika), Gjakovë (4 pika), Gjilan (4 pika), Ferizaj (4 pika), Vushtrri (4 pika), Pejë (5 pika), Obiliq (1 pikë), Fushë Kosovë (1 pikë), Prizren (8 pika), Lipjan (2 pika), Podujevë (3 pika).