" />

Po kthehej nga pushimet – arrestohet shqiptari i shumëkërkuar

Po kthehej nga pushimet – arrestohet shqiptari i shumëkërkuar

Shërbimet e policisë të Igumenices, në bashkëpunim me sektorin e kontrollit te pasaportave të Sajadhes, kanë arrestuar sot të shumëkërkuarin shqiptar Edmond Bego, 48-vjeç.

Bego kishte ndërruar emrin ne pasaporte në Mond Bega dhe me këtë emër kishte kaluar nga Shqipëria në Korfuz.

Edmond Bego rezulton i kërkuar nga autoritetet italiane për pjesëmarrje ne organizate kriminale për trafik kokaine dhe heroine.

48-vjecari njihet si miku i Aldo Bares dhe rezulton me disa emra të tjerë si Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari. Ai ka qenë për disa kohë edhe president i klubit të futbollit të Lushnjës.

Bego është dënuar nga drejtësia italiane për kryerjen e veprave penale të rënda, të “mbajtjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë”./bw