“Po luani me zjarr, do të pendoheni!”

Përleshje e ashpër e fuqive botërore për shkak të rastit i cili i tronditi marrëdhëniet globale, fjalë të rënda në mes të Rusisë dhe Perëndimit.

“Po luani me zjarr, do të pendoheni!”

Rusia e ka kritikuar ashpër Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të enjten, duke mohuar përsëri përgjegjësin për helmimin e ish spiunit të dyfishtë rus në territorin britanik.

“Bëhet fjalë për një lloj të teatrit absurd. A nuk mundët ta shpikni ndonjë tregim të rremë më të mirë?”, ka thënë në seancën e Këshillit të Sigurimit ambasadori rus pranë KB Vasilij Nebenzija.

“Iu kemi thënë kolegëve tanë britanik “po luani me zjarr, do të pendoheni”, ka shtuar zyrtari rus, transmeton Insajderi.com.

Ish spiuni i dyfishtë rus Sergej Sripalj dhe vajza e tij Julia janë gjetur më 4 mars në gjendje kritike në qytetin anglez Salisberi.

Londra e ka akuzuar Rusinë për helmim, derisa Kremlini po i hedhë poshtë këto akuza. Britania e Madhe pretendon se Skripalj dhe vajza e tij janë helmuar me gaz nervor të cilin e ka zhvilluar Bashkimi Sovjetik.

Konflikti ka shkaktuar një valë të dëbimit të diplomatëve, duke i rritur tensionet në marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Perëndimit.

“Kundër Rusisë po udhëhiqet luftë propagandistike, bërtiste Nebenzija, duke pretenduar se qëllimi është “diskreditimi madje edhe delegjitimimi i Rusisë”.

“Gjithë kjo bazohet në metodat e dr. Goebbelsit”, ka shtuar ambasadori rus pranë KB.

Ambasadorja britanike Karen Pierce është përgjigjur se Londra i ka përcjellë Julia Sripaljit kërkesën ruse që t’iu sigurohet qasje konsullore dhe se qeveria britanike ka vepruar në përputhje me konventat ndërkombëtare.

“Nuk i pranoj leksionet për moral e as mbi obligimet tona nga një vend i cili në debatin e djeshëm në këtë Këshill ka bërë përpjekje të mëdha për ta bllokuar hetimin mbi përdorimin e armëve kimike në Siri, ka thënë Pierce.

“Bëhet fjalë për edhe një tentim të Rusisë ta përdorë Këshillin e Sigurimit për fitore politike, ka thënë diplomatja amerikane Kelley Currie”, një taktikë e tillë nuk është parë në këtë këshill, ka thënë Currie, duke aluduar në atë që ambasadori rus e përmendi Goebbelsit.

Rusia të mërkurën ka kërkuar seancë të Këshillit të Sigurimit të KB, dhe ditën e njëjtë është caktuar edhe takimin e Organizatës Ndërkombëtare për ndalimin e armëve kimike, por kërkesa e saj për pjesëmarrje në hetimin e incidentit në Salisberi është refuzuar./Insajderi.com.