Po mbahen zgjedhjet lokale në Bosnje dhe Hercegovinë

Po mbahen zgjedhjet lokale në Bosnje dhe Hercegovinë

Në Bosnjë e Hercegovinë (BeH), sot nga ora 07:00 janë hapur qendrat e votimit në të cilat votuesit do të mund të votojnë deri në ora 19:00 në zgjedhjet e shtata lokale që nga Marrëveshja e Paqes së Dejtonit, transmeton Insajderi.

Gjithsej 3.283.380 votues janë regjistruar në Listën Qendrore të Zgjedhësve të cilët do të mund të realizojnë të drejtën e tyre në qendrat e votimit.

Prej tyre, 3.141.257 i referohen numrit të votuesve që votojnë në qendrat e rregullta të votimit në BeH, 102.377 votues të regjistruar janë paraqitur për votim me postë, 14.059 kanë statusin e personave të zhvendosur që votojnë, 7.925 votues kanë statusin e personave të zhvendosur që votojnë në mungesë dhe 704 votime në misionet diplomatike dhe konsullore të BeH-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Në të njëjtën kohë, 17.058 votues janë regjistruar për të votuar përmes një ekipi mobil (këto janë ekipe të rregullta lëvizëse, jo ekipe speciale për Covid-19, për të cilat KQZ e BeH-së do të raportojë pas zgjedhjeve). /Insajderi.com